Gjeneratore Twin-On

TWO GENSETS, ONE BRAIN

I sigurtë dhe shumë përdorimësh, gjeneratorët TWIN-ON përmbajnë dy gjeneratorë në të njëjtën kabinë të papërshkueshme nga zëri i cili lejon gjeneratorët të veprojnë si një gjenerator i vetëm në të njëjtën shasi.

Të dy gjeneratorët mund të përdoren njëkohësisht për të rritur fuqinë ose individualisht. Ky princip lejon një riparim dhe mirëmbajtje të lehtë. Në rastin e një defekti në një nga motorat, ngarkesa i kalon në mënyrë të përkohshme motorit tjetër.

Gjeneratori juaj TWIN-ON mund të prodhohet sipas kërkesave që keni, me fuqi, aksesorë dhe programim në bazë të specifikave të çdo klienti.

Qëndrueshmëria dhe lehtësia në përdorim

Kontrollerat elektronik të të dy gjeneratorëve komunikojnë me njëri-tjetrin automatikisht, duke e bërë sistemin më të thjeshtë.

Dy gjeneratorë, një inteligjencë e vetme.

Gjeneratorët TWIN-ON janë zgjidhja më e mirë për evente, spitale, ose në aplikime të cilat duan qëndrueshmëri dhe tolerancë të lartë nga defektet, pa mungesë energjie.

Njihet si "Zgjidhje me Kosto Efektive"

Kostot e investimit fillestar do të jenë më të ulët për gjeneratorët TWIN-ON. Teknologjia FMT TWIN-ON ju lejon të kurseni deri në 30% në koston totale.

Për më tepër, përdorimi i teknologjisë FMT TWIN-ON do të reduktoj kostot operacionale dhe kostot e mirëmbajtjes periodike, pasi pjesët e këmbimit të motorëve më të vegjël janë më të lirë dhe lehtësisht të aksesueshëm. Përdorimi i motorave TWIN-ON ju lejon të kurseni deri në 30% të kostos vetëm prej perdorimit të vajit të motorit në çdo mirëmbajtje.

Teknologjia TWIN-ON ju lejon të përdorni një ngarkesë të ulët duke përdorur vetëm një nga dy motorët.
Në këtë mënyrë, ju do të shmangni përdorimin e një gjeneratori me fuqi të madhe për një ngarkesë të ulët, gjë e cila do të sillte dëmtimin e motorit.

Një nga avantazhet më të rëndësishme është rasti i një avarie e cila ndalon një nga dy motorët. Në këtë rast motori tjetër do të vazhdojë të punojë. Kjo do të thotë se gjeneratori do të vazhdojë të japi 50% të fuqisë edhe në momentet e problemeve teknike.
Për më tepër, secili nga motorët mund të riparohet ndërkohë që tjetri vazhdon të punojë.

FMT-Twin-genset02

ZONA E SPECIFIKIMEVE TEKNIKE

Për të gjithë modelet dhe specifikimet teknike të tyre ju lutemi klikoni më poshtë

NE POSEDOJMË MARKAT MË TË NJOHURA TË MOTORËVE DHE ALTERNATORËVE

Për të garantuar produkte me cilësi të lartë dhe kënaqësinë e klientit, ne bashkëpunojmë me kompani ndërkombëtare dhe të suksesshme të markave të tilla si:

1. Shasia
2. Kabina
3. Motori
4. Alternatori
5. Paneli i kontrollit
6. Kabineti elektrik
7. Depozita e naftës
8. Bateria
9. Radiatori

10. Grilles
11. Butoni i emergjencës
12. Marmita
13. Filtri i ajrit
14. Filtri i naftës
15. Filtri i vajit
16. Shuarësit e vibrimeve
17. Pikat e ngritjes
18. Tokëzimi

FMT Group nuk është i fokusuar vetëm në shitjen e produktit, por rëndësi të veçantë i kushtohet edhe shërbimit dhe mirëmbajtjes së tij.

Vizatimi i përgjithshëm

Kontroller për sinkronizim

SISTEM I SINKRONIZUAR

GENA

GENA është një kontroller i gjeneratës së ardhshme që kombinon shumë funksionalitete dhe aftësi të gjera komunikimi së bashku me një dizajn të besueshëm dhe me kosto të ulët. Karakteristikat e softuerit janë të kompletuara me…

SINKRONIZIMI I GJENERATORËVE

Deri në 48 gjeneratorë mund të punojnë në paralel mbi të njëjtën ngarkesë. Menaxhimi i ngarkesës kryhet automatikisht.

SINKRONIZIMI ME RRJETIN

Deri në 16 kontrollera rrjeti mund të suportohen. Kontrollerat e rrjetit mund të aktivizohen në distancë dhe janë ata të cilët kryejnë sinkronizimin e sistemit të gjeneratorëve me rrjetin.

PANELET E REJA TE KONTROLLIT

SychroX është një kontrollues konkurrues i përshtatshëm në mënyrë ideale për menaxhimin e llojeve të ndryshme të aplikacioneve paralele, veçanërisht për MPM (Multiple Prime Mover) dhe MSB (Multiple Standby), ku kërkohet sinkronizimi i disa gjeneratorëve. Mund të instalohet lehtë dhe shpejt, falë një ndarjeje të brendshme të ngarkesës dhe sinkronizuesit.

SYCHROX-G

SYCHROX-GL

SYCHROX-M

SISTEM I SINKRONIZUAR

PANELE KONTROLLI OPSIONALE

OPSIONAL

InteliGen4 200

Kontrolleri i ri InteliGen4 200 sjell një epokë të re ne kontrollin e gjeneratorëve në paralel. Fuqia dhe besueshmëria e InteliGen e kombinuar me dizajnin dhe fleksibilitetin e InteliLite ju ofron ju kontrollerin paralel më të mirë

OPSIONAL

DSE8610

The DSE8610 DSE8610 është një modul kontrolli inteligjent me mono display dhe nisje automatike per ndarjen e ngarkesës, me një mori veçorish për rritje e performancës në kontrollin e disa gjeneratorëve.

SHKARKO

Broshure

Keni ndonjë pyetje?

Na kontaktoni ose plotësoni formularin e kërkesës

Video company profile 2021

FMT GROUP EKSPORTON NË EUROPË DHE NË TË GJITHË BOTËN

Greqi
Kosove
Mali i Zi
Maqedonia e Veriut
Rumani
Libi
Portugali
Irlande

Spanje
Kroaci
Britania e Madhe
Afrike
Sri Lanke
Sllovaki
Rusi
Danimarke

Katar
Pakistan
Çeki
Panama
Poloni
Malte
Zvicer
Palestine

Bullgari
Egjypt
Gjeorgji
Tunizi
Azerbajxhan
Ethiopi
Norvegji
Australi etj...

Ne duam të zëmë një vend të rëndësishëm në tregun global, duke plotësuar nevojat e klientëve tanë në çdo pjesë të globit.

Lexo më shumë
61%EUROPE
18%AZIA/LINDJA E MESME
13%AFRIKE
5%AMERIKA LATINE
3%OCEANIA
Kërkesë Oferte