Ekipi ynë

Marketing Department

Pas më shumë se 20 vitesh eksperiencë, faktorët që na dallojnë nga kompanitë e tjera është dedikimi jonë ndaj klienteve. Stafi jonë profesional, duke filluar nga Departamenti i Marketingut deri tek ekspertat tanë teknik që qëndrojnë pas produkteve tona dhe bëjnë të pamundurën të japin maksimumin e aftësive të tyre. Kjo është pika e cila na vendos si lider të tregut.

Ne vazhdojmë të bëjmë më të mirën tonë për ti ofruar klientit një produkt të shkëlqyer me një çmim konkurues, dhe ti ofrojmë atyre servis profesional, të përpiktë dhe të shpejtë. Çdo kërkesë e klientit vlersohet nga stafi jonë me profesionalizëm, shpejtësi dhe përgjegjshmëri të lartë.

Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje në kryerjen e misionit tonë, sepse ne e dimë, siç e dinë klientët tanë të dashur, kënaqësia e një pune të bërë mirë ështe objektivi jonë kryesore. Ne presim me padurim të vazhdojmë të japim zgjidhje energjitike për të plotësuar kërkesat tuaja.

“Fuqia e skuadres eshte cdo pjestar i saj individual.
Fuqia e cdo pjestari eshte ekipi”

KËRKIM DHE ZHVILLIM

Departamenti R&D tek FMT Group punon me qëllimin kryesor për të sjelle risi dhe zgjidhje klientëve tanë.

Inxhinjerët tanë kanë zhvilluar një dizajn estetik i cili ofron çdo komponent integral të një gjeneratori me një konfigurim kompakt. Gjithashtu ofron risi inovative si panel kontrolli të automatizuar dhe një dizenjim i brendshëm bazuar në simulimet e rrjedhjes së ajrit, për arritjen kushtet optimale të ftohjes dhe qarkullimit të ajrit.

Gjithë kjo bëhet të theksoj në sigurinë e produktit tonë. Kjo është arsyeja që inxhinjerët tanë punojnë vazhdimisht për përmisimin e ndotjeve akustike, duke ofruar një produkt më të mirë si për ambjente të brendshme dhe të jashtme.

Departaminti jonë R&D sfidohet ditë për ditë nga kërkesat e klientëve tanë, duke na lejuar ne të përmirësojmë dizajnin tonë dhe të rrisi njohuritë tona. Kjo ekspreriencë na jep siguri ti sigurojmë klientëve tanë produktin më të mirë në treg në kohë rekord.

DEPARTAMENTI I PAS SHITJES

FMT Group zgjidh problemet tuaja energjitike, si dhe ofron një gamë të gjerë servisesh duke përfshirë dizenjimin e sistemit, menaxhim projekti, operim dhe mirëmbajtje.

FMT Group ofron suport teknik të shpejtë dhe efiçent për një gamë të gjerë gjeneratorësh, UPS, dhe AVS duke pasur klientin në qëndër të vëmendjes tonë. Gjitashtu këto shërbime ofrohen dhe për brende të tjera gjeneratorësh, UPS dhe AVR jo të prodhuara në FMT Group. Departamenti i Pas-Shitjes i FMT Group do të ndihmojë klientët tanë në konfigurmin dhe lidhjet elektrike për instalimin e paisjeve tona.

Departamenti i instalimit do të instaloj dhe testoj paisjet tona për klientët. Një paketë e plotë mirëmbajtje dhe servisesh i ofrohet klientëve tanë, për çdo mirëmbajtje periodike apo servis që do të nevojitet.

Duke mbajtur reputacionin tonë si “partner të besueshëm për zgjidhje energjitike”, ne gjithmonë jemi të gatshëm të përmbushim nevojat tuaja duke gjetur zgjidhjen më të mirë, falë stafit tonë teknik të kualifikuar dhe një suport klienti të fortë.

Sistemi për zgjidhjen perfekte përmban:

✔ Servise on-site
✔ Suport teknik
✔ Kontrata mirëmbajtje
✔ Modernizim
✔ Pjesë këmbimi
✔ Trajnim

VIDEOS